Gratë i gjejnë burrat me mjekër normale më të përshtatshëm për një marrëdhënie afatgjatë, ndërsa nëse duan diçka më të shkurtër, atëherë ato preferojnë burra të parruar me mjekër, sipas një studimi të ri shkencor Australian.
Studiuesit në Universitetin e Queensland, të udhëhequr nga Barnaby Dixon, i cili botoi në Journal of Evolutionary Biology, eksperimentuan me 8520 gra të cilave iu kërkua të shikonin fotot e burrave dhe t’i vlerësonin ato.
Burrat kishin në fytyrën e tyre të gjithë gamën e mundshme të flokëve, nga një mjekër e madhe deri te asnjë. Individët të cilët nxirrnin në pah feminitetin ekstrem ose maskilitetin ekstrem (bazuar në tiparet e tyre të ndryshme anatomike) u gjykuan të ishin më pak tërheqës.
Burrat më tërheqës në përgjithësi ishin ata me pak mjekër ose të parruar, veçanërisht nëse një grua kërkon një aventurë më të shkurtër. Për diçka më të përhershme, megjithatë, fytyrat me një mjekër normale ishin superiore!
Një studim i hershëm britanik në vitin 2008 gjithashtu zbuloi se gratë tërhiqeshin më shumë nga burrat e parruar, sesa ata që ishin të rruara rishtas ose kishin mjekra të mëdha.
Por kjo hijeshi e “djalit të keq” të parruar nuk përfundon kur një grua mendon: “A dua vërtet të martohem me këtë djalë dhe të jetë babai i fëmijëve të mi?” l.k/abcnews.al