Tërmeti në Kroaci, Rama: Dhurojmë 250 mijë euro për rilindjen e Petrinjës

schedule12:17 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 12:17 - 30 Dhjetor, 2020

Shqipëria ka dhuruar 250 mijë euro për t’i ardhur në ndihmë Kroacisë, e cila pasditen e së martës u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ku shkruan se ka firmosur dekretin për të ndihmuar “vëllezërit e Kroacisë në rilindjen e Petrinjës.”

Kreu i qeverisë shkruan se Kroacia është shembull i rezistencës dhe model për “ne në transformimin në një vend krenar të BE-së.

POSTIMI I PLOTË

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! # Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!