Aksident në Bulqizë, makina bie në humnerë

schedule11:47 - 2 Gusht, 2018

schedule 11:47 - 2 Gusht, 2018

Nje 60-vjeçar humbi jetën kurse një tjetër u dërgua rëndë me helikopter në spitalin e Traumës pasi makina e tyre përfundoi në greminë. Sipas Policisë së Bulqizës, ngjarja ka ndodhur në zonën e Krastës.

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes konstatoi se shtetasi Marsel Bushi, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një humnerë 300 metra poshtë.

Nga ky aksident rrugor ka humbur jetën Asllan Lami rreth 60 vjeç, që ishte pasagjer në automjet, kurse  drejtuesi i mjetit u transportua me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al