Pandemia e Covid-19 dhe pasojat e saj janë shqetësimet që ndjejnë të gjithë personat si në gjendjen psikologjike ashtu edhe ekonomike.
Të ftuar në ABC e Mëgjesit, sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar këtë periudhë si pjesën e butë të pandemisë dhe priten ditë të tjera më të vështira. Ndërsa drejtuesja e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska është shprehur se pavarësisht situatës alarmante, njerëzit mund ta gjejnë mënyrën për të qenë pranë njëri-tjetrit.
“Unë nuk jam mjek po mendoj se do vështirësohet. Mendoj se kjo është pjesa e butë e pandemisë. Ajo që mua më shqetëson është se kjo periudhë pandemike do ketë shumë pasoja. Ajo që më shfaqet është një lloj debati qe po kthehet në politikë. Nga ana tjetër kemi opozitën qe thotë që është bërë shumë keq. Të gjitha ndikojnë në këtë situatë, por ai kryesori është individi, pasi ai e ka në dorë”, tha sociologu.
“Gjithë ky viti që kaluam ka ndikuar në psikologji e individit. Edhe dëmet ekonomike kanë bërë të veten. Ajo ç’ka unë mund të them është se ne ok nuk mund të festojmë me njëri-tjetrin, po mund të ndajmë dhurata me njëri-tjetrit. Mund të shkëmbejmë ushqimet. Kjo është një mënyrë për të kaluar këto festa. Gjithë kjo është mënyra që ka ndikuar, mund të bëjmë një videocall me të gjithë familjarët”, tha Treska. l.k/abcnews.al