Zyrtare/ Në vendin e dytë në kampionat, Shkupi shkarkon trajnerin

schedule19:15 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 19:15 - 29 Dhjetor, 2020

Këtë sezon në Maqedoninë e Veriut titulli pritet të kthehet te shqiptarët sepse Shkëndija dhe Shkupi janë në gjendje shumë të mirë dhe po dominojnë ndaj kundërshtarëve të tjerë.

Shkëndija ka arritur të shkëputet gjashtë pikë nga Shkupi në ndeshjet e fundit. Bardheblutë kanë regjistruar një humbje dhe dy barazime në tre ndeshjet e fundit dhe këto rezultate nuk i kanë kënaqur aspak drejtuesit.

 

Këta të fundit kanë vendosur sot të shkarkojnë trajnerin e tyre, Umit Karan. Këtë lajm Shkupi e konfirmon me një deklaratë për shtyp dhe e justifikon me rezultatet e fundit të regjistruara nga skuadra kryeqytetase.

NJOFTIMI – Sezonin e ri futbollistik e kishim nisur me ambicie të larta, andaj mbyllja e sezonit vjeshtor në pozitën e dytë të renditjes, nuk është ajo që e kishim dëshiruar.

Por pas rezultateve të fundit të ekipit, mendojmë se nuk ishin të mjaftueshme për qëllimet që i kishim në fillim të sezonit, meqë e kishim potencuar se objektivet e klubit janë të larta, për këtë arsye vendosëm që t’i ndajmë rrugët me Umit Karanin.

Kryesia e klubit tani më është në kërkim për trajner të ri dhe në momentin kur edhe do të arrijmë të emërtojmë shefin e ri, do të dalim me njoftim për media.

Falënderojmë për punën dhe korrektësinë si dhe mundin e dhënë trajnerin Karan, duke i uruar suksese në karrierë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!