Festë me 500 të ftuar në kohë pandemie, Neymar reagon përmes avokatit

schedule15:06 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 15:06 - 29 Dhjetor, 2020

Në Brazil flitej se sulmuesi i PSG-së, Neymar, do të organizonte në vilën e tij një festë e cila do të zgjaste për pesë ditë. Madje ai do të ftonte dhe 500 miq të tij, diçka që është në kundërshtim me të gjithë rregullat e pandemisë.

Megjithatë, nuk ka munguar reagimi nga ana e brazilianit, i cili i mohon këto lajme. “Jo. Është një eveniment i “Fabrica”. Nuk ka asnjë lidhje me Neymar. Ai është me familjen, djalin dhe fizioterapistin e tij. Festat e fundvitit klienti im do t’i kalojë me familjen”, deklaron avokati i Neymar.

 

Lojtari akuzohej se do të festonte për pesë ditë radhazi, në mënyrë që të priste natën e ndërrimit të viteve së bashku me miqtë e tij. Mesa duket ishte thjesht një lajm i pavërtetë dhe Neymar do të jetë vetëm me familjen e tij në ato momente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!