Zbulohet në Itali mutacion i ri i koronavirusit, i ngjashëm me atë britanik

schedule18:26 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 18:26 - 28 Dhjetor, 2020

“Një variant i koronavirusit Sars-CoV-2 ka qarkulluar në Itali që nga fillimi i gushtit, shumë i ngjashëm me variantin anglez “. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata italiane e Virologjisë, raportojnë mediat italiane, përcjell, abcnews.al.

Mendohet se varianti italian mund të jetë pararendës i atij britanik që u shfaq më vonë.

“Një ‘variant italian’ i zbuluar në Brescia, “i cili i paraprin variantit që u shfaq në fund të shtatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u përhap në Evropë, përfshirë Italinë, mund të jetë pararendës”, njoftoi Arnaldo Caruso, president i Shoqatës Italiane të Virologjisë (Siv-Isv), profesor i rregullt i Mikrobiologjisë dhe Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin e Brescia, drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë së Asst Spedali Civili.

Ai ka shtuar se varianti u zbulua në gusht në një pacient asimptomatik, i cili nuk ishte i shtruar në spital të Brescia, dhe kishte luftuar me Covid për muaj të tërë. “Situata na intrigoi dhe tani mund të themi se një variant mund të qarkullojë në Itali i ngjashëm me atë anglez”, sqaroi ai. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!