Nga Leontina Nika
Pas 30 vitesh piktori Robert Permeti gjen tablon e zhdukur ne vitet 90. Tablon e realizuar nën diktaturë e prezanton në ekspozitën “breza ” krah piktorëve të shquar si Guri Madhi, Sali Shijaku apo Fadil Pellumbi.
Piktori Robert Përmeti megjithëse e kishte denoncuar prej vitesh si të zhdukur në Ministrin e Kulturës, veprën e krijuar në Librazhd dedikuar marshimit të brigadës së parë e rigjen përmes disa të njohurve, po aty, ku piktura u ngjiz.
Personazh kryesor është heroina Inaete Duma, realizuar përmes një fotografie. Figura njerëzore , dominion në edicionin e 7 të brezave të pikturës.
Shaban Hysa, Fadil Pellumbi, Guri Madhi, Sali Shijaku janë pjesë e ekspozitës së çelur në muzeun historik. Ekspozita brezat u realizua edhe këtë vit me të njëjtin qëllim, vazhdimësinë e piktorëve ndër breza.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 31 dhjetor në muzeun historik kombëtar./abcnews.al