Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të spekulimeve se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Kohë më parë pati një krisje mes dyshes së famshme dhe u ndanë për disa kohë, por a divorcuan në të vërtetë Loredana dhe Mozzik?
Një postim që ka bërë së fundmi reperja në Instastory tregon shumë për ndarjen e supozuar të tyre. Loredana ka publikuar një fotografi të biletës së avionit, por ajo që tërhoqi vëmendjen është mbiemri i reperes. Loredana mban mbiemrin Aliu dhe jo Zefi të vajzërisë, një detaj ky që tregon se dyshja në fakt nuk ka qenë ndarë kurrë me letra.
Kujtojmë gjithashtu që thashethemet se tashmë ata janë bashkë u përforcuan pasi Loredana publikoi një fotografi ku shfaqej me një unazë në gisht, tipike martese. Mediat kanë raportuar se dyshja tashmë ka nisur të bashkëjetojë sërish në Gjermani, megjithatë ende nuk ka një konfirmim nga reperët. /abcnews.al