KED mblidhet sot për të intervistuar kandidaten Sonila Bejtja

schedule09:28 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 09:28 - 28 Dhjetor, 2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen në orën 10:00.

Në mbledhjen do të intervistohet kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila kandidon për vakancën e Presidencës.

Po ashtu  njoftimin e publikuar shpallet fillimi i procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditja e kandidatëve në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, kjo e shpallur nga Presidenti Ilir Meta.

Njoftimi i plotë:

Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

 

  1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019
  2. Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant ne Gjykatën Kushtetuese.
  3. Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar

– Altin Binaj

  1. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
  • Sonila Bejtja.
  1. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:
  • Sonila Bejtja.
  1. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
  2. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës./abcnews.al/