FOTO/ Braçe kërkoi golin e pestë, Balla replikon dhe bën “Nostradamusin”

schedule20:28 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 20:28 - 27 Dhjetor, 2020

Partizani arriti një fitore të madhe ditën e sotme ndaj Kukësit me shifrat e thella 4-1. Triumf me shumë vlerë, por Erion Braçe, zëvendës kryeministri i vendit dhe tifoz i zjarrtë i të kuqve kërkonte më shumë.

Ai postoi një foto të Edi Ramës dhe presidentit të nderit të Kukësit, Safet Gjici dhe në përshkrimin e fotos shkroi: “I pesti”. Në seksionin e komenteve mori hapësirë një tjetër socialist, por tifoz i Partizanit, Taulant Balla.

Kryetari i grupit parlamentar të PS i dha zemër Gjicit dhe sfidoi Braçen. “Në fund të kampionatit Kukësi përsëri do të jetë në krye, edhe pse këtë sezon Vllaznia është kalaja e pamposhtur e Rozafës”, shkroi Balla, duke thurur elozhe edhe për Vllazninë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!