“Duhet të kërkojë falje”, Leonora Jakupi zbulon se nuk flet me këngëtaren e njohur

schedule15:23 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 15:23 - 27 Dhjetor, 2020

Leonora Jakupi ka zbuluar se nuk flet me Nora Istrefin. E ftuar në “Shiko kush luan”, këngëtarja u pyet se cili ishte personazhi publik që e ka shok për kokë dhe me të cilin nuk flet. Leonora tha se ajo nuk mban inate, por për momentin nuk do i fliste Nora Istrefi.

“Unë nuk jam person që mbaj inate por hë për hë nuk do t’i flisja Nora Istrefit.“, tha Leonora. “Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, shtoi Jakupi.

Shkak i prishjes së marrëdhënieve mes tyre besohet të jetë kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte menduar për Leonorën, por më pas ia mori kolegia e saj. Kënga rezultoi një shumë e suksesshme për Norën, megjithatë nuk dihet nëse është kjon aryeja e vërtetë që prishi raportin mes tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!