Vedat Muriqi nuk po arrin të lërë gjurmën e tij te Lazios. Përshtatja me futbollin italian dhe dëmtimet kanë ndikuar, por bomberi dardan nuk ka gjetur akoma golin e parë me bardhekaltrit.
Kritikat janë shtuar, teksa nga Turqia vjen lajmi i një rikthimi te Fenerbahce. Hurriyet raporton se Muriqi pritet të huazohet tek ish-ekipi i tij për pjesën e dytë të sezonit.
Fenerbahce ka rënë dakord të paguajë gjysmën e rrogës sezonale të shtatlartit të Kosovës (përfiton 2.6 milion euro në sezon). Fjala e fundit i takon drejtuesve të Lazios në lidhje me huazimin 6-mujor në Stamboll. /abcnews.al