Nicolo Zaniolo është drejt rikuperimit dhe nuk e diskuton praninë e tij në EURO 2021. Mesfushori i Romës, pas operimit në gju, ka vijuar me terapinë dhe tani ka zhvillime të reja.
Corriere dello Sport raporton se në ditët e ardhshme Zaniolo do të jetë në Trigoria dhe do të nisë përgatitjet. Sigurisht ngarkesa nuk do të jetë e lartë fillimisht, por gradualisht ai do të bashkohet me grupin.
Kujtojmë që mesfushori u dëmtua në muajin shtator në një miqësore me Holandën dhe më pas u operua. Rikthimi i tij në fushë për të luajtur parashikohet të ndodhë në muajin mars, pasi rikuperimi pas këputjes së ligamentit kërkon të paktën gjashtë muaj. /abcnews.al