Nga Maksi Rama
Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u drejtua nga Kryepeshkopi i kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos.
E cilësoi këtë ditë mjaft e rëndësishme për të gjithë besimtarët.
Besimtarët ortodoksë me maska teksa u lutën në këtë ditë të shenjtë, përcollën dhe urimet e tyre për më shumë shëndet në këtë periudhë pandemie
“Qofshin njerëzit të gëzuar vitin e ardhshëm dhe jo si ky vit që kaloi, uroi një qytetar.
Të gjithë shqiptarë i uroj një vit sa më të mbarë. Këto Krishtlindje qofshin sa më t begata për të gjitha familjet shqiptare”, u shpreh një tjetër qytetare.
Besimtarë të shumtë ju drejtuan dhe katedrales katolike “Shën Pali” në kryeqytet, për të ndjekur meshën e sotme, e cila drejtohej nga Imzot George Frendo.
Për shkak të pandemisë, kisha kishte marrë masa që besimtarët të respektonin masat anti-covid në këtë ditë të shenjtë Krishtlindje.
/abcnews.al/