Një lajm jo i mirë për sulmuesin e Real Madrid, Rodrygon. Braziliani vuan nga një dëmtim në tendinë dhe ishte vetë klubi madrilen që e konfirmoi lajmin, por mesa duket ai do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”, 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajneri Zidane për plot 3 muaj. Sërish jo me fat francezi, i cili ka vuajtur gjatë gjithë këtij sezonit me dëmtimet e shpeshta të lojtarëve.
? ÚLTIMA HORA #JUGONES ?@RodrygoGoes podría estar hasta 3 MESES DE BAJA por su LESIÓN en el tendón del bíceps femoral derecho.
? Te lo cuenta @gmaisterra ? pic.twitter.com/ozVSCzg6b3
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) December 25, 2020
Rodrygo është aktivizuar në 11 ndeshje në këtë sezon të La Ligas, ku ka dhuruar dhe katër asiste për shokët e skuadrës. Tashmë duhet të presim të paktën deri në muajin mars që ta shikojmë përsëri në fushë atë. /abcnews.al

