Erdogan: Dëshirojmë marrëdhënie të mira me Izraelin, sjellja ndaj Palestinës e papranueshme

schedule14:34 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 14:34 - 25 Dhjetor, 2020

Presidenti turk Tajip Erdogan këtë të premte ka deklaruar se Turqia do të donte të kishte marrëdhënie më të mira me Izraelin, duke shtuar se negociatat midis të dy palëve kanë vazhduar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të dy vendet edhe pse kishin lidhje të forta tregtare kishin mosmarrëveshje të mprehta në vitet e mëparshme, pasi ata dëbuan ambasadorët e njëri-tjetrit në vitin 2018.

Ankaraja shpesh ka dënuar pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor dhe ka kritikuar trajtimin e Izraelit ndaj palestinezëve.

Ne kemi mosmarrëveshje me njerëzit në nivelin e lartë. Nëse nuk do të kishte mosmarrëveshje të tilla, marrëdhëniet tona do të ishin shumë të ndryshme. Sidoqoftë, politika e Izraelit ndaj Palestinës është e papranueshme,” ka thënë Erdogan./abcnews.al