Mëngjesi i Krishtlindjeve ka nisur ndryshe ditën e sotme për stafin mjekësor që i shërben në spitalin Infektiv pacientëve të prekur me COVID-19.
Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë kanë vënë në oborrin e këtij spitali një shkrim falenderues “Ju jeni heronjtë tanë”, shkruhet në mesazh.
Gazetarja Ema Shazivari raporton se ministrja e Shëndetësisë Ogera Manastirliu pritet të mbërrijë në spitalin Infektiv për të uruar mjekët dhe infermierët të cilët këtë festë e presin në krye të detyrës./mv.abcnews.al