Së shpejti nuse, Klea Huta po planifikon të veshë fustanin e bardhë

schedule16:15 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 16:15 - 24 Dhjetor, 2020

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta tregoi se ka në plan të bëjë një dasmë shpejti, pavarësisht se Elgiti nuk i pëlqen ato.

E ftuar në emisionin radiofonik “Pardon My French”, ajo ka theksuar se është tradicionale në marrëdhënie dhe e ka shumë qejf fustanin e bardhë.

“Dasmë do kemi! Giti nuk e di, nuk i ka qejf dasmat dhe asnjë lloj organizimi tjetër tradicional, por unë jam tradicionale në marrëdhënien tonë dhe i kam shumë qejf fustanin e bardhë e të gjitha me rradhë.

Kur mbeta shtatzënë mendova që duhet ta bëj atë dasmë se çdo gjë ka një etapë, ka kohën e vet. Pra, bëhet dasma, pastaj vjen bebi. Dhe duke menduar u kujtova se mami ka një histori shumë të lezetshme me gjyshërit e mi, se ka qarë kur ka parë kasetën e dasmës dhe ka thënë pse s’jam unë këtu? Edhe unë thashë, për sa kohë e kam mundësinë, le ta lind Krid dhe pastaj të bëj dasmë”, rrëfeu Klea.

Kujtojmë që çifti prej disa muajsh janë bërë prindër të një djali, ndërsa kanë në plan ta zgjerojnë shumë shpejt familjen. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!