Fajtor në humbjen e djeshme, Cuadrado: Më vjen keq! Ishte ndeshje për t’u harruar

schedule23:59 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 23:59 - 23 Dhjetor, 2020

Juventusi pësoi një humbje të rëndë ditën e djeshme ndaj Fiorentinës me shifrat 0-3, duke e mbyllur në mënyrën më të keqe këtë vit. Bardhezinjve ia bëri shumë të vështirë ndeshjen Juan Cuadrado.

Kolumbiani shkaktoi një faull të rëndë dhe u ndëshkua me të kuq kur rezultati ishte 0-1 dhe pas kësaj Fiorentina shënoi edhe dy gola të tjerë dhe vulosi kapitullimin e kampionëve në këtë ndeshje.

 

Sot në rrjetet sociale ka reaguar Cuadrado, fajtori kryesor i humbjes së skuadrës së tij. Ai shprehet se ishte ndeshje për tu harruar dhe ndjen keqardhje që la shokët në “baltë”.

“Kur bën këtë profesion, ka ndeshje për tu harruar dhe dje ishte një prej tyre. Më vjen shumë keq që lashë shokët e mi me 10 veta dhe humbëm ndeshjen, por me gjithë besimin se nesër do të jetë më mirë”, u shpreh anësori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!