Vjosa Osmani: Pas aktgjykimit të Kushtetueses, caktohet data e zgjedhjeve

schedule18:29 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 18:29 - 23 Dhjetor, 2020

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se sapo të pranohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses do të caktohet sipas saj edhe data e zgjedhjeve.

Ky reagim i Osmanit erdhi pas takimeve të zhvilluara me të gjitha partitë politike politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike, Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta”, sqarohet në komunikim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!