Tre vite më parë një ndër çiftet më të komentuara, Majk dhe Majlinda Zeka i dhanë fund lidhjes së tyre, nga e cila kanë dhe një djalë. Dyshja kanë ruajtur raporte të mira për shkak të vogëlushit, ndërsa së fundmi po përflitet dhe se janë rikthyer.
Majlinda ka publikuar një foto me Roanin në profilin e saj të Instagramit, duke u kthyer kështu në kryefjalën e mediave rozë. Reperi e ka shpërndarë në Instastoryn e tij, dhe e ka shoqëruar me disa emoji me sy zemra.
Sakaq, ai ka komentuar dhe dy zemra në foton e ish-partneres. l.k/abcnews.al