Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Vjosa Osmani vazhdon edhe sot konsultimet për datën

schedule08:42 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 08:42 - 23 Dhjetor, 2020

Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani këtë të mërkurë vijon takimet e saj me përfaqësuesit politik për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të se Gjykata Kushtetuese vendosi që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Një ditë më parë Osmani fillimisht priti në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë takim të thirrur nga Osmani dërguan vetëm përfaqësuesit e tyre, pra për konsultime nuk shkuan kryetarët e partive.

Si kohë e përshtatshme e zgjedhjeve është propozuar 7 shkurti nga LDK dhe fundi i janarit u propozua nga PDK.

Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!