Buffon nën hetim nga FIGC, Rabiot humbet duelin me Udinesen

schedule19:38 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:38 - 22 Dhjetor, 2020

Juventusi ende nuk ka reaguar pas vendimit që ndeshja me Napolin të luhet në fushë. Veç tre pikëve që bardhezinjtë duhet t’i fitojnë në fushë kundër skuadrës së Gennaro Gattuso, tani duhet të bëjnë llogaritë pa një mesfushor në sfidën kundër Udinese në janar.

Duke qenë se vendimi u mor pasditen e sotme, Adrien Rabiot do të jetë pjesë e ekipit ndaj Fiorentina dhe pezullimin që kishte për të bërë kundër Napolit do e shlyejë ndaj Udinese. Sfida me napolitanët llogaritej e luajtur dhe mesfushori francez me atë duel e shleu pezullimin. Me vendimin e ri situata ndryshon.

BUFFON – Portieri i Juventusit është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi në ndeshjen kundër Parma pretendohet se ka thënë “Porco Dio”, shqip “Dreqi e marrtë”. Në Itali kjo konsiderohet blasfemi dhe dënohet.

Portieri i shpëtoi dënimit, pasi nuk kishte pamje filmike që tregonin se atë shprehje e thoshte Buffon. Gjithsesi FIGC ka nisur një hetim dhe do tentohet që përmes audios së regjistruar të shkohet tek personi që e ka thënë. Nëse vërtetohet që Buffon e ka thënë, do të dënohet një ndeshje, siç ndodhi një javë më parë me Bryan Cristante të Romës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!