Bieta dhe Albani janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë plot 15 vite bashkë. Në një intervistë për revistën “Living”, ata kanë zbuluar sekretin e marrëdhënies së tyre jetëgjatë, duke treguar se nuk e shohin njëri-tjetrin në raportin “burrë-grua”, por janë ende të dashur.
Bieta u shpreh se në punë nuk flasin kurrë për biseda shtëpia dhe në shtëpi nuk flasin për punën.
“Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur. Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune”. l.k/abcnews.al