Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) i është përgjigjur ftesës së Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, për takim për tu dakordësuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja të parakohshme në vend.
AAK-në në këtë takim pritet që të përfaqësohet nga sekretari i Përgjithshëm i partisë, Besnik Tahiri.
Lajmi është konfirmuar nga anëtari i AAK-së, Rasim Selmanaj. “Ne patëm një takim. Aty u dakorduam që në takimin me u.d e Presidentit, AAK-në ta përfaqësoj sekretari Besnik Tahiri”, ka thënë Selmanaj për Express.
Takimi mes Osmanit dhe Tahirit është parashikohet që të mbahet nga ora 16:00 e kësaj së marte.