Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqin.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se vendimi për të shkarkuar Konsullin ka ardhur pas dekretit të presidentes në detyrë Vjosa Osmani, që mban datën 25 nëntor. Mësohet se Krasniqi është shkarkuar pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj punonjësve në konsullatë.
Kështu Halim Krasniqi largohet përfundimisht nga diplomacia dhe nga tagri i Konsullit të Përgjithshëm. Rrethanat e emërimit të tij ne postin e Konsullit të Përgjithshëm në gusht të vitit 2016 janë ende të paqarta, në një kohë kur në Tiranë nuk ka pasur Konsullatë të Përgjithshme. g.v/abcnews.al