Festat e fundvitit sjellin gjithmonë alegri dhe ngrohtësi. Prandaj të gjithë mundohen përmes detajeve të vogla të trasmetojnë sa më shumë dashuri. E njëjta gjë ndodh edhe me dekorin festiv të shtëpive, ku përkushtimi është shumë i madh.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja, Olta Boka. Mirëpo, ndryshe nga të tjerët, ajo ka vendosur një pemë më të veçantë. Pema e saj qëndron e varur në mur, e mbushur me zbukurime të ndryshme.
“Kjo pemë është ideale edhe për hapësira më të vogla apo për familje me fëmijë që s’lënë gjë pa prekur”, ka shkruar këngëtarja krahas një postimi të bërë në Instagram.
Kujtojmë që Olta prej disa muajsh është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Gaia. l.k/abcnews.al