Shpërndarja e shpërblimeve për festat e fundvitit ka sjellë grumbullimin e të moshuarve në qytetet e vendit. Në Gjirokastër dhe Fier të moshuarit kanë krijuar radhë, ndërsa presin të marrin shpërblimin e akorduar nga qeveria për këtë kategori.
Të vetëdijshëm se janë të rrezikuar nga infektimi me Covid, ata shprehen se janë të detyruar të presin për të marrë paratë. “E di, por çfarë të bëjmë. Me shpërblimin jam e kënaqur”, thotë një e moshuar në Gjirokastër.
Lexo edhe: “Jemi mësuar me radhë”, pensionistët në Sarandë grumbullohen pa distancë për shpërblimin
Situatë të ngjashme, Abcnews.al raportoi më herët edhe në qytetin e Sarandës, ku të moshuarit dolën herët në mëngjes për të marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh, ndërsa krijuan radhë të gjata. g.v/abcnews.al