Rikthimi pas dëmtimit, Muriqi: Jam i lumtur që kontribuova në këtë fitore

schedule09:36 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 09:36 - 21 Dhjetor, 2020

Vedat Muriqi u rikthye të luajë me Lazion. Bomberi dardan ka qëndruar jashtë fushave prej datës 24 nëntor për shkak të një tërheqje muskulore.

Mbrëmë u fut në fushë në minutën e 67-të, teksa bardhekaltrit fituan 2-0 ndaj një ekip të fortë si Napoli i Gennaro Gattusos.

26-vjeçari nga Prizreni ndihet i lumtur për rikthimin dhe triumfin e fundit në kampionat, ndjesi që e shpreh me anë të një postimi në Twitter.

Jam shumë i lumtur që u ktheva dhe dhashë kontributin tim për skuadrën. Fituam tre pikë shumë të rëndësishme“, shkruan Vedat Muriqi, i cili shpreson të gjejë sa më shpejt golin e parë me Lazion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!