Në profilin zyrtar në Twitter, Komisioni Europian shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin me popullin grek, në situatën e vështirë pas zjarreve që shkaktuan me dhjetra viktima.
Në postimin e shoqëruar me fotografinë e flamujve të Bashkimit Europian në gjysmë shtizë, shkruhej ndër të tjera:
“Ngushëllimet tona për familjarët dhe miqtë e viktimave të zjarreve që kanë shkaktuar kaq shumë vuajtje.”/abcnews.al