Një mutacion i ri i koronavirusit i shfaqur së fundmi në Britani ka ngritur alarmin. Për rrjedhojë zyrtarë e lartë europian kanë zhvilluar një komunikim lidhur me situatën.
Presidenti francez Emmanel Macron, i cili është i karantinuar, kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Laien dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel diskutuan për këtë mutacion të ri të virusit.
Krerët e Francës dhe Gjermanisë dhe krerët e Bashkimit Europian diskutuan çështjen, ndërsa Holanda, Belgjika dhe Italia njoftuan pezullimin e fluturimeve për në Britani.
Nga ana e saj, Spanja bëri thirrje për një përgjigje të “koordinuar” të Bashkimit Europian ndaj fluturimeve nga Britania. Ndërkohë OBSH ka bërë thirrje për kontrolle më të forta në Europë. g.v/abcnews.al