Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka zbuluar se një këngëtar i huaj i ka vjedhur një prej këngëve të saj.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se bëhet fjalë për një artist nga Puerto Rico, Tito El Bambino, i cili i ka vjedhur këngën “Pa dashni”. Projekti i tij titullohet “Ok”, por melodia është e njëjtë me këngën e Ronelës.
Këngëtarja ka publikuar një post nga Tito në Instastory, duke shkruar: “Ishe ma mirë se çokollata, apo jo?”, duke bërë të ditur se ai i ka kopjuar këngën. l.k/abcnews.al