Vetëm para dy ditësh u organizua ceremonia e FIFA The Best, ku mes çmimeve të shumtë u zgjodh edhe lojtari i më i mirë i vitit 2020. Këtë çmim e fitoi Robert Lewandowski (53 pikë), në vendin e dytë u rendit Cristiano Ronaldo (38 pikë) dhe podiumin e plotësoi Leo Messi (35 pikë).
? ¡MUCHO OJO a esto!?
SCALONI, seleccionador de Argentina, vota a MANÉ por delante de MESSI. Nos lo enseña @plazacasals en #ChiringuitoTheBest pic.twitter.com/QvJVXQ9v5j
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) December 18, 2020
Ky çmim vendoset nga votat e gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve të ekipeve kombëtare, si dhe tifozët, vota e të cilëve vlerësohet më pak se të lartpërmendurit. Në listën e votuesve nuk kishte si të mungonte Lionel Scaloni, trajneri i kombëtares së Argjentinës, që së bashku me Messin kishin të drejtën e votës.
Bujën e madhe e bën pikërisht votimi i trajnerit të kombëtares së Argjentinës. Askush nuk e priste, por Scaloni nuk e ka votuar kapitenit e ekipit të tij, Leo Messin, si lojtari i vitit. Në këtë renditje ai ka vlerësuar Sadio Mane me 5 pikë dhe Leo Messin e ka renditur të dytin me 3 pikë, teksa Neymar është vlerësuar me 1 pikë.
Një zgjedhje e çuditshme dhe e papritur e trajnerit, që me këtë veprim me siguri ka ndezur zjarrin te Argjentina, me Messin, që nuk pritet ta marrë aspak me sportivitet këtë zgjedhje, me idenë që vjen nga trajneri i ekipit të tij kombëtar. /abcnews.al