Pesë minuta në lojë dhe goli i radhës për Bekim Balajn. Kaq kohë i ka mjaftuar sulmuesit të kombëtares kuqezi për shënuar golin e tretë sezon në kampionatin austriak (i shtati duke llogaritur edhe realizimet në Kupën e Austrisë).
Sturm fitoi 3-0 në shtëpi ndaj St. Polten, sukses që e ka ngjitur në vend të dytë me 24 pikë. Formë fantastike për ekipin e sulmuesit shkodran, teksa Salzburg i vendit të parë është vetëm një pikë larg.
Balaj u fut në fushë në minutën e 72-të, rezultati ishte 2-0 për vendasit dhe 29-vjeçari i Shqipërisë e dërgoi topin në rrjetë pesë minuta më vonë. Balaj shfrytëzoi një kros nga e djathta dhe u zhyt bukur me kokë.
Shkodrani pati një tjetër shans dy minuta përpara fundit të sfidës, por diagonalja përfundoi në shtyllë. Moment i mirë për Balajn, që shpreson ta rikthehet sa më shpejt titullar i skuadrës. /abcnews.al