Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grumbull në pandemi në Durrës, dy qytetarëve u bie të fikët, pritet shtyrja e afatit të aplikimit

schedule12:33 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 12:33 - 19 Dhjetor, 2020

Ditët kalojnë, por radhët nuk ndryshojnë në Durrës. Ashtu si  ditën e djeshme bashkia nuk ka shmangur as sot fluksin dhe kaosin e banorëve që qëndrojnë në radhë për të kryer aplikimin për të marrë grantin e dëmshpërblimit për banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Situata është e pazakontë, jemi në pandemi, grumbullime të tilla nuk janë normale. Dy qytetarëve u ra të fikët si pasojë e pritjes së gjatë në radhë dhe kaosit të krijuar.

Bashkia ka vënë në dispozicion 8 sportele për të kryer aplikimet, por përsëri qindra qytetarë presin në radha dhe të grumbulluar, raporton gazetari i “ABC”-së në Durrës, Leonidha Musai.

Ka të paktën 2 mijë qytetarë që kanë marrë numrat por vetëm 300 prej tyre kanë kryer aktualisht aplikimin. 1700 të tjerë duhet të rrinë ende në radhë për të kryer aplikimin.  Nga ky kaos i krijuar, burime për “ABC” thanë se po shihet mundësia të shtyhet edhe disa ditë të tjera aplikimi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!