Janë me mijëra personat e shtruar në spitale në Japoni si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin prej ditësh. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 65, ku vetëm në datën 21 Korrik janë shënuar 11 viktima.
Vijon vala e të nxehtit e paprecedentë në Japoni duke regjistruar temperatura mbi 41 gradë Celsius në veri të Tokios. Kjo është temeratura më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga agjencia metereologjike kombëtare. Rekordi i mëparshëm ishte ai i 12 Gushtit në 2013-n në qytetin e Shimantos me 41 gradë Celsius të regjistruar.
Bilanci i viktimave ka kaluar shifrën 65, ndërsa janë me mijëra personat e shtruar në spitalet evendit si pasojë e të nxehtit, pjesa më e madhe e tyre janë të moshuar. Vetëm të shtunën e 21 Korrikut janë regjistruar 11 viktima për shkak të problemeve me temperaturat e larta. Në kryeqytet autoritetet kanë vënë në gatishmëri një numër rekord ambulancash, 3 mijë të tilla.
Sipas parashikimeve metereologjike, temperaturat e larta në vend do të vazhdojnë deri në fillim të muajit Gusht. Nga 47 prefektura është vendosur gjendja e alarmit në 39 të tilla./abcnews.al

