Çfarë ka brenda? Misteri i kasafortës në zyrën e Presidentit, Osmani në “ABC”: Isha dëshmitare

schedule16:42 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 16:42 - 18 Dhjetor, 2020

Brenda institucionit të Presidentit të Kosovës u gjet një kasafortë, që dyshohet se ka informacione të shërbimit sekret. Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në “ABC” konfirmoi rastin dhe tha se tashmë me këtë dosje po merret drejtësia, ndërsa shtoi se është e bindur që do të ketë përpjekje për të ndikuar në këtë cështje.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe meqë po hetohet ju lus që të më mirëkuptoni që nuk është tani momenti të flas për detajet përderisa po presim rezultatin e këtyre hetimeve. Ne si presidencë e kemi denoncuar rastin në drejtësi, tani presim që drejtësia të thotë fjalën e saj. Kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje të tillë, por nuk do të lëshohesha në detaje.

Është detyrë e secilit të mbrojmë në integritetin e institucioneve, tani është detyrë shtesë të mbroj edhe integritetin e institucionit të Presidenti. Presim pavarësi të plotë, që të mos ketë ndikimi politike, as të tjera, të rrjeteve të ndryshme te organet e drejtësisë. Unë jo që mendoj, por jam e bindur që do të ketë përpjekje për ndikime të tilla, por organet tona…do të mund të flasim më në detaje në ndonjë rast tjetër” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!