Tom Cruise ka nisur një histori të re dashurie me kolegen e tij të “Mission Impossible 7”, Hayley Atëell. 58-vjeçari dhe 38-vjeçarja janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe janë bërë të pandashëm që nga dita kur janë njohur bashkë.
Cruise nuk është përfolur për ndonjë romancë që nga ndarja me ish-bashkëshorten Katie Holmes në 2012 ndërsa Hayley thuhet se është ndarë nga ish-partneri i saj në fillim të këtij viti.
“Izolimi dhe gjithë vështirësitë e tjera që erdhën me të, i kanë afruar ata akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe janë bërë të pandashëm. Ata janë takuar bashkë për shumë orë dhe ajo ka qenë në shtëpinë e tij në Londër. Ata shkojnë shumë bashkë dhe duken shumë të lumtur”, tha një burim për “The Sun”.
Tom dhe Hayley kanë qenë të angazhuar me xhirimet e filmit Mission Impossible 7″ në Romë, Venecia, Britani dhe Norvegji gjatë javëve të fundit, ku janë parë rregullisht në xhirime së bashku. /abcnews.al