Gjatë intervistës në “ABC” Vjosa Osmani, presidente në detyrë e Kosovës u ndal edhe në një aspekt personal duke rrëfyer historinë e xhaxhait të nënës së saj dhe komunikimin në kohën e komunizmit.
Ajo tha se nëse nuk do të jetë e mundur për të shkuar sot te varri i tij, do të vijë një tjetër herë shumë shpejt së bashku me familjen.
Pjesë nga intervista
Vjosa, ju keni kërkuar që të vizitoni në Shqipëri, varrin e xhaxhait tuaj?
Xhaxhait të nënës. Do të jetë vizitë e familjes, nuk di nëse do të realizohet në aspektin protokollar. Nëse jo do të vijmë prapë me familjen së shpejti.
Ka një varr ai?
Po. Po.
Është gjetur?
Po.
Ku është varrosur?
Kemi informata të ndryshme. Që familja e xhaxhait të nënës dhe vëllait tjetër që ishte në Kosovë për shkak të kufirit të hekurt që ju e përmendët për më shumë se dy dekada nuk kanë pasur kontakte, mendoj se kanë pasur kontakte të tjera me letra por jo me takime, pasi u larguan barrierat filluan kontaktet.
Por kjo nuk do të thotë se përkundër këtyre bllokimeve që ne nuk i vazhdojmë komunikimet dhe mbi të gjitha mësimet, që sikur e thash në Kuvend, gjenerata dhe breza të tërë, që pavarësisht regjimeve është detyra jonë ti luftojmë dhe të konsolidojmë demokracinë.
db/Abcnews.al