Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës feston sot 2 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë reperi i kushtoi disa fjalë të ëmbla. Ndërkohë, një urim special nuk ka munguar as nga mami Loredana, e cila krahas dy fotove të ëmbla me të voglën e saj, shprehet se po përpiqet të bëjë më të mirën për të.
LEXO EDHE: Mozzik i bën dedikimin më të bukur për ditëlindje Hanës
Reperja shkruan se ndihet krenare për Hanën dhe se edhe pse mund ta ketë mundësinë për t’i blerë çdo gjë, nuk e bën këtë gjë, sepse duhet të mësohet me faktin se jo të gjithë fëmijët mund të marrin çfarë dëshirojnë. “Ndoshta nuk po bëj çdo gjë mirë, por ti duhet ta dish se po bëj më të mirën. Ndoshta udhëtoj shumë, por duhet ta dish se je gjithmonë në mendjen time dhe do e bëj për të ardhmen tënde.
View this post on Instagram
Ndoshta ndonjëherë sillem ashpër me ty, por dua që të edukohesh mirë dhe të kuptosh që tani çfarë është respekti dhe dashuria. Ndoshta nuk do të blej gjithçka, edhe pse mundem, por duhet ta dish se jo çdo fëmijë ka mundësinë për të marrë gjithçka. Por gjeje çfarë? Jam shumë krenare për ty!
Në moshën 1-vjeçare mund të thoshe gjithë alfabetin, ndërsa 14-muajshe mund të numëroje deri në 30. Por ajo që bën më mirë dhe që më bën pafundësisht krenare, është që i ndan gjërat me të tjerët. Ti je jeta ime… uroj që Zoti të jetë gjithmonë me ne kudo, pa pasur rëndësi se ku shkojmë. Gëzuar ditëlindjen Hana.”, shkruan Loredana. /abcnews.al