Kompania Axalt, që merret me prodhimin e ngjyrës për automobilat, ka publikuar raportin e saj vjetor në lidhje me ngjyrën e preferuar gjatë vitit 2020.
Sipas statistikave, 81 për qind të makinave janë të ngjyrosura me vetëm katër ngjyra.
Raporti tregon se prej 10 vitesh ngjyra më popullore e makinave është e bardha.
Plot 38 për qind e makina të prodhuara gjatë vitit 2020 janë ngjyrosur me të bardhë, pastaj 19 për qind me të zezë dhe 15 për qind me hiri dhe 9 për qind me të argjendtë. Pjesa e mbetur e makinave janë në grupin e ngjyrave tjera, gjithsej 19 për qind. l.k/abcnews.al