Keni për të paguar fatura? Tani mbaroni punë nga celulari me një klik

schedule12:13 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 12:13 - 18 Dhjetor, 2020

Tani nuk do të jetë më e nevojshme për të shkuar në postë për të paguar faturat, pasi mund ta bëni nga telefoni nëse dëshironi. Kryeministri Edi Rama sot ishte në Elbasan, ku njoftoi, atë që ai e cilësoi “oferta e re e postës shqiptare”.

“”e-Wallet” është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për ryshfet, nëpër rRadhat e labirinthet e burokracisë.

Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot” tha Rama.

Por si mund të bëhet kjo? Mjafton që të shkarkoni aplikacionin dhe të bëni regjistrimin duke krijuar profilin tuaj për të kryer më pas shërbimet nga shtëpia apo kudo që të jeni.

Kryeministri kishte një apel për punonjësit e postës. “Të lutem bëni një fletë palosje të bukur, çojani cdo qytetari ta fikësojë që nëse do të shërbehet nga shteti pa parë njeri fare dhe vetëm me telefonin e vet dhe të mos ketë probleme, e ka këtë mundësi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!