COVID-19/ Rritet numri i të papunëve në SHBA

schedule10:14 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 10:14 - 18 Dhjetor, 2020

Numri i amerikanëve që kanë aplikuar për përfitime nga shteti për shkak të papunësisë, është rritur sërish javën e kaluar në 885,000,  shifra më e lartë javore prej muajit shtator, teksa përhapja e koronavirusit vazhdon të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Departamenti amerikan për Punë ka njoftuar të enjten se numri i aplikacioneve është rritur për dallim nga 862,000 javën paraprake.

Para se të shpërthente koronavirusi në muajin mars, numri i aplikimeve për ndihmë nga të papunët ishte deri në 225,000. Numri total i të papunëve që janë duke përfituar ndihmë nga shteti ka rënë në 5.5 milionë nga 5.8 milionë.

SHBA është një nga vendet që është prekur  më shumë nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet amerikane deri më tani kanë regjistruar mbi 17 milionë të infektuar dhe  mbi 300,000 viktima./abcnews.al