Vedat Muriqi është kthyer ditën e sotme të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të ekipit të Lazios. Ai do të jetë gati për trajnerin Inzaghi për ndeshjen e së dielës ndaj Napolit të Hysaj e Rrahmanit.
Rikuperimi vjen pas thuajse një muaji, nga dëmtimi. Muriqi shfaqi probleme në ndeshjen e Champions Legaue ndaj Zenit më 24 nëntor. Ky fillim sezoni ka rezultuar të jetë shumë i vështirë për Muriqin.
Pas firmës me Lazion ai u infektua me Covid-19. Më pas ai pësoi një dëmtim dhe një tjetër pasoi. Bomberi i Kosovës ka luajtur tetë ndeshje me Lazion deri më tani, pa e tundur asnjëherë rrjetën. /abcnews.al