Christian Eriksen pritet të jetë një nga largimet e Interit në merkaton e janarit. Fantazisti danez nuk po përfiton minuta dhe Antonio Conte nuk beson aspak tek ai.
Largimi është i paevitueshëm, teksa përflitet për një rikthim në Premier League, aty ku ka shkëlqyer me Tottenham. Interesim ka edhe nga ana e PSG.
28-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Arsenali, që ka një propozim interesant për zikaltrit. Corriere dello Sport raporton se klubi londinez afron Granit Xhakën në shkëmbim.
Bisedimet zyrtare mes dy klubeve nuk kanë nisur akoma, teksa ky mund të jetë një shkëmbim që do i kënaqte të gjithë palët. /abcnews.al