Stuhia më e madhe e dëborës prej vitesh prek New York

schedule12:10 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 12:10 - 17 Dhjetor, 2020

Stuhia e dëborës që ka prekur bregun lindor të shteteve të bashkuara të amerikës nuk do të ketë pasoja në shpërndarjen e vaksinës. Është ky mesazhi që po publikojnë shumë zyra qeveritare duke filluar nga Pensilvania. Guvernatori Tom Uolf u shpreh se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe pse kjo është java kyce për shpërndarjen e vaksinës, pasi të gjithë janë në punë për të organizuar sa më mirë transportin dhe dorëzimin.

 

 

Moti është është përkeqësuar shumë shpejt, duke shënuar temperatura të ulëta në një pjesë të madhe të vendit. Në orët në vijim priten 18 centimetra dëborë, gjë që nënkupton probleme për sa i përket trafikut të automjeteve. Disa zona rurale mund të shënojnë deri në gjysëm metri dëborë. Por departamentet shëndetësore, ato të transportit dhe policore po bashkëpunojnë për të garantuar shpërndarjen e vaksinës anti Covid.

 

 

Gjithsej janë tre milionë doza. 500 mijë të parat do të shpërndahen të hënën në të gjithë vendin. Guvernatori i Masacusets i ka bërë apel banorëve që të qëndrojnë në shtëpi për të mos përkeqësuar situatën. Ai tha se situata metereologjike do të përkeqësohet në ditët në vijim.

Një ditë më parë alarmi u dha dhe nga kryebashkiaku i Nju Jork Bill de Blasio i cili paralajmëroi për një stuhi të madhe dëbore. Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter ai iu kërkoi qytetarëve që ta marrin seriozisht situatën, pasi stuhia është më e madhe e këtyre viteve të fundit.

Shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 80 kilomtra në orë dhe niveli i shikueshmërisë në rrugë është shumë i ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!