Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme plenare në Kuvend, u ndal tek vrasja e Klodian Rashën dhe protestat e zhvilluara nga të rinjtë.
Hajdari tha se gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime më të rinj, për të kuptuar arsyen e revoltimit të tyre.
Politika sipas saj i vlerëson të rinjtë si halabakë, rrugeçër apo kokëpalarë, ndërsa shton se pikërisht po të njëjtët aktorë politikë kërkojnë votat e tyre.
“Një i ri sot nuk ka asnjë perspektivë. Ju shkoni në darka dreka, nuk respektoni ligjin, e shkelni sa herë ju duhet. Të rinjtë shqiptarë nuk e kanë këtë mundësi. Atyre po iu thyhen kockat nga arroganca që qëndron pas policit, nga arroganca e pushtetit tuaj, pasi nuk e pranoni dot revoltën e tyre sepse ju do të pranonit dështimit tuaj.
Por edhe nëse i fusni në burgje të rinjtë do të reagojnë sepse duan të drejtat e tyre”, tha Hajdari.
/abcnews.al/