Reagon Bashkia e Tiranës ndaj denoncimit të PD

schedule15:25 - 22 Korrik, 2018

schedule 15:25 - 22 Korrik, 2018

Bashkia e Tiranës hedh poshtë deklaratën e Partisë Demokratike, sipas të cilës, një kompani është shpallur fituese për një tender 100 milionë lekësh për uniformat e Policisë Bashkiake, ndërkohë që rezultonte nën sekuestro për mospagim taksash.

Zyra e shtypit e Bashkisë publikon vërtetimin për pagim detyrimesh ku rezulton  se kompania nuk ka detyrime në Tatime gjatë kohës që është zhvilluar tenderi. Dokumenti i vërtetimit që publikon Bashkia e Tiranës mban datën 8 Qershor 2018, ndërsa dokumenti i paraqitur nga Partia Demokratike është i datës 20 Qershor i këtij viti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!