Gjuzi-Ballës: Taulant mos më pengo, jam dhëndër në Shkodër e di ti

schedule11:08 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:08 - 17 Dhjetor, 2020

Seanca e sotme plenare u shoqërua me diskutime dhe debate.

Deputeti Kujtim Gjuzi teksa po fliste për dhunën që është ushtruar në protestë, u ndërpre nga Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Gjuzi iu drejtua Ballës duke i thënë që të mos fliste dhe mos ta ndërpriste nëse nuk donte që të dilnin disa informacione për të.

Gjurmon të rinjtë në rrugët e Tiranës,,, Taulant mos më pengo, mos u fut në konflikt me mu se të nxjerr ndonjë gjë. Jam dhëndër në Shkodër e di ti, do të nxjerr ndonjë emër e di ti. Kaq s’po flas më e di ti se ca dua të them. Ne jena meshkuj Ralfi nuk mund të flasim për femra..’- i tha Gjuzi, Ballës.

Ndërkohë Balla nuk zgjodhi që të replikonte.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!